Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 25-tëm në Ipko Superligë, të cilat do të jetë shumë interesante.
Edhe kjo javë sipas asaj që ekskluzivisht mësoi Korneri.net, ndeshjet do të ndahen në tri ditë duke filluar nga dita e premte ku Drita e pret në shtëpi Ferizajn, kurse tri ndeshje tjera do të zhvillohen ditën e shtunë, shkruan Korneri.net
Gjilani luan me Vushtrrinë, kurse derbi për mbijetesë luhet në Skenderaj, ku Drenica e mirëpret Flamurtarin, ndeshje të cilat luhen nga ora 17.00, kurse dy orë më vonë (19.00), Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit.
Dy ndeshjet e fundit luhen të dielen, Ballkani-Trepça ’89 dhe Feronikeli-Llapi me fillim nga ora 17.00. /Korneri.net