Sapo u konfirmua transferimi i Oltion Bilallit te skuadra e ligës së parë turke Balikesirspor.

Agjenti i tij dhe drejtori i Shkollës së futbollit Besëlidhja në Prishtinë, Driton Bajrami, ka kryer punë me klubin turk që ka sunime të qarta dhe të mëdha në dy vitet e ardhshme që të jetë pjesë e Superligës turke, shkruan ekskluzivisht Korneri.net

Oltioni sapo nënshkroj kontratë për dy vite e gjysmë dhe nga sot ai do të jetë nën urdhërat e trajnerit Ramazan Kurşunlu, i cili ka qenë vet ai që e ka kërkuar me çdo kusht talentin kosovar, i cili tashmë edhe bëri foton e parë me fanellën e klubit të tij të ri. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here