Pas një dimri në gjumë të thellë, dukët që pranvera ka zgjuar të gjithë ata që janë kompetentë për infrastukturën e futbollit kosovar, pasi sikurse në stadiumin e Prishtinës në kryeqytet, edhe në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” është duke u punuar me intensitet të lartë.

“Korneri.net” sot vizitoi stadiumin “Adem Jashari” dhe puna që ka nisuar që disa javë ishte evidente, pasi kishte intervenime pothuajse në të gjitha skajet, duke filluar nga brenda poashtu edhe në rrethojat e stadiumit.

Edhe pse ne si redaksi e “Korneri.net” u përpoqëm që të kontaktojmë dikë përgjegjes nga kompania punëkryese nuk i’a arritëm qëllimit./Korneri.net.

Artikulli paraprakEkskluzive: Pas titullit kampion me Trepçën ’89, Zekirija Ramadani intervistohet nga “Korneri.net”
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Atletico Madrid – Real Madrid