Tashmë pothuajse gjithçka është e sigurtë. Pas refuzimit që Ministria e Sportit i bëri drejtuesve të FC Prishtinës, të zhvillohet ndeshja kryesore e vitit në stadiumin e qytetit në kryeqytet, shkruan Korneri.net

Sipas burimeve të Korneri.net drejtuesit e skuadrës “Bardhekaltër”, kanë vendosur për stadiumin ku do të presin liderin aktual. Edhe përkundër opsioneve tjera sikurse stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë, “Rexhep Rexhepi”, Drenas apo stadiumi i Flamurtarit në kryeqytet, FC Prishtina stinorin do ta mbyllë në Pejë, në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, ku do të kërkohet titulli kampion.

Stadiumi i Prishtinës prej kohësh është në renovim e sipër, teksa skuadra më e trofeshme në vend ndeshjet e stinorit pranverorë në vazhdimësi si vendas i ka zhvilluar në këtë stadium, andaj drejtuesit e skuadrës nuk dëshirojnë të ndërrojnë lokacion.

Artikulli paraprakI gjithë qyteti i Gjilanit mbushet me grafite në përkrahje të Dritës [FOTO]
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT: FC Prishtina në bojkot, lojtarët bojkotojnë ndeshjen