Besa dhe Trepça ’89 para çastësh kanë filluar përballjen mes tyre, një ndeshje shumë e rëdësishme për skuadrën mirrovicase në rrugëtimin e tyre drejt titullit të kampionit, të parin në histori të klubit.
Dukët që kjo përballje do të jetë tepër e lehtë për ekipin e drejtuar nga Ramadani, pasi skuadra e Besës është duke u paraqitur me juniorë në këtë ndeshje, për arsye se përballjen e sotme e kanë bojkotuar futbollistët e ekipit të parë, për arsye se zyrarët e klubit pejan nuk ka kryer pagat ndaj futbollistëve.
Në fakt, “Korneri.net” mëson se nëse nuk kryhen pagat ndaj lojtarëve të Besës, ekziston mundësia që ekipi i parë i skuadrës pejane ta bojkotojë edhe ndeshjen finale të Digitalb Kupës ndaj Llapit./Korneri.net.
Ja formacioni i Besës ndaj Trepçës ’89: