Një nga qendërmbrojtësit më të mirë në futbollin kosovar, ish-anëtari i kampionit të Kosovës Ferronikelit, Lapidar Lladrovci, dukët që shumë shpejt do të angazhohet në një nga ekipet kosovare, pas një periudhe riaftësimi nga lëndimi. Lladrovci ekskluzivisht për “Korneri.net”, tha se tashmë është tërisht i shëruar dhe i gatshëm të rikthehet në aksion në një nga klubet kosovare, duke mohuar marrëveshjen që është duke u spekuluar me Feronikelin. Lladrovci poashtu tha se është në bisedime me disa klube, por nuk pranoi të cekte emra pa pasur diçka konkrete në këtë aspekt. Kujtojmë që Lladrovci ishte pjesë edhe e skuadrës së Kukësit dhe para disa vitëve ishte shumë afër kalimit në futbollin italian te ish-skuadra elitare Parma.
Ballina Futboll FFK Superliga Ekskluzive: Lladrovci mohon marrëveshjen me ndonjë klub kosovarë, por pohon se është...