Edicioni vjeshtor në Liën e Parë të futbollit kosovar ka përfunduar.

Tashmë skuadrat do të kenë pak pushim dhe do të bëhet gati për pjesën pranverore, edhe pse në fundjavë do t’i kenë ndeshjen e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, shkruan Korneri.net

Lajmi ynë për sot ka të bëjë me skuadrën e njohur në vend, FC Liria, që pikërisht për pranaverë do të ketë trajner shqiptaro-turk. Sipas burimeve tona të sigurta, Liria do të udhëhiqet nga 62-vjeçari i lindur në Prizren Naci Şensoy, i cili ka qenë trajner në shumë skuadra turke, por kresisht më të vogla në ato shqiptare, Bylis dhe Kukës, ndërsa edhe ndihmës trajner te skuadrat si Istambulspor, Slavia Sofia apo edhe Gençlerbirliği S.K.

Të shtunën kur Liria do të luaj ndeshjen e Kupës përballë Ulpianës, Liria do të udhëhiqet nga Skender  Kapra, por Şensoy do të jetë present në ndeshje, dhe sipas asaj që morëm vesh, pikërisht në vikend Şensoy do të nënshkruaj kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësi të vazhdimit të kontratës për një viti tjetër, sidomos nëse Liria ia del të inkuadrohet në Superligë.

Aktualisht Liria e mban pozitën e gjashtë në Ligën e Parë grupi A me 17 pikë, 9 më pak se lideri Dukagjini, por sigurisht se ka shumë ndeshje deri në fund. 4 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje ka qenë bilanci i prizrenasve, të cilët kanë bindje të plotë se në pranverë do të jenë shumë më të fortë dhe se objektivi do të arrihet. /Korneri.net  

Artikulli paraprakE çuditshme Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitiv me COVID-19
Artikulli tjetërFast Systems For unemployed professors reviewingwriting – What’s Required