Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 28-të, në Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo xhiro nuk do të ketë derbi të madh, por gjhithsesi ndeshja kryesore do të luhet në Podujevë, pasi e tërë Kosova, do ta ketë përqëndrimin aty se a do të mund ta ndal Llapi lideren Dritën, shkruan Korneri.net
Të premtën në program janë dy ndeshje, Vushtrria-Flamurtari nga ora 17.00, dhe në mbrëmje Prishtina-Drenica nga ora 20.00.
Të shtunën Feronikeli e pret Gjilanin ndërsa Ballkani është në udhëtim te Dukagjini, ndeshje të cilat nisin në ora 17.00.
Në të njëjtin temrin të dielën luhen dy ndeshjet e fundit. Siç e përmendëm më lartë, Llapi e pret Dritën, në kryendeshjen e javës, ndërsa Ferizaj luan në shtëpi me Trepçën’89. /Korneri.net