Muaj më parë redaksia e Korneri.net, pati publikuar lajmin se përfaqësuesja e Kosovës, mund të ketë një alternativë më shumë në mbrojtje nëse vendosë ti bëj ftesë mbrojtësit të krahut Jetmir Krasniqi, pasi ishte vet futbollisti i talentuar që një intervistë ekskluzive për redaksinë tonë pati zbuluar se me mburrje do të pranonte ftesën e Kosovës.

Tani gjithçka po kthehet në realitet. Në fakt futbollisti i FC Lugano, në Superligën e Zvicrës, është emri më i ri i Përfaqësuesës së Kosovës, ngase sipas burimeve tona zyrtare ai tashmë ka pranuar ftesën e trajnerit Challandes, dhe do të grumbullohet me Përfaqësuesën për ndeshjen miqësore që Kosova e zhvillon ndaj Shqipërisë, në Zurich.

Ekskluzive: Një alternativë më shumë për Përfaqësuesën e Kosovës (FOTO)

Artikulli paraprakZyrtare: Ja nga sa para do të fitojnë futbollistët pasi u shpallën kampion i Kosovës
Artikulli tjetërInteri shokon Lazion, përmbys gjithçka dhe merr champions-in