Është vetëm 19-vjeçar, por i jashtëzakonshëm dhe super i talentuar.
Kushtrim Rrmoku ish-anëtari i Prishtinës, ka qenë në prova te skuadra e ligës së parë turke diçka më shumë se dy javë, mirëpo në stërvitjen e fundit 11 kundër 11, Kushtrimi ka shënuar besoni apo jo 6 gola e 4 asistime, duke i lënë pa fjalë zyrtarët e klubit, shkruan ekskluzivisht Korneri.net
Majtaku i gjatë 1.90, ka treguar cilësitë e tij për një kohë shumë të shkurtër atje, dhe pritet që më së largu brenda 10 ditëve edhe të nënshkruaj kontratë. Megjithatë, për shkak se Eskisehir spor nuk ka të drejtë transferimi në këtë afat kalimtar, Kushtrimi duhet të luaj për ekipin U19 për gjashtë luaj e më pas të kuqet në ekipin e parë.
Por, këtu fillon tregimi i madh, pasi Eskisehirspor është vetëm trampolina për të riun Rrmoku.
Gjiganti turk Besiktas, e ka në menaxhim të plotë lojtarin, dhe e kanë këshilluar që most ë nënshkruar kontratë me Eskisehirspor më të gjatë se një vit, dhe e ka kusht që në gjysmëstinorin e parë t’i shënoj 5-6 gola, në mënyrë që Besiktas ta blej më pas në afatin e dimrit, mëson redaksia jonë nga burimet e sigurta familjare të lojtarit.
Klubet e mëdha në Turqi, nuk mund dhe nuk guxojnë të blejnë apo transferojnë lojtarë që nuk dëshmohet apo njihen sa duhet nga kampionati i tyre apo nga jashtë Turqisë për shumë arsye, andaj ia kanë vënë kushtin Rrmokut që të jao maksimumin, të dëshmohet dhe shënoj gola, që pa ndonjë problem ta merr Besiktas në skuadër. /Korneri.net