Quhet Bleona Peci (14 vjeçe), e lindur në fshatin Rahovë të Mitrovicës, por ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, ajo ka zbuluar një pasion dhe talent të lindur për atletikën, shkruan “Korneri.net”.

Bleona edhe pse në moshë të njomë, në garat që ka qenë pjesëmarrëse, ka arritur suksese të lakmueshme, edhe pse fillimisht kishte garuar si nxënëse, por tashmë ajo garon si atlete e KA Mitrovica.

Së fundmi Bleona ka arritur medalje të argjenda në dy garat e mbajtura në 600 m për pionere dhe 1.500 m juniore (edhe pse vetëm 14 vjeç), por suksesin më të madh të deritanishëm ajo e ka arritur ne 2 km, ku ajo kishte garuar në statusin e nxënëses dhe jo atletës të ndonjë klubi të licensuar.

Ne si “Korneri.net” patëm kontakte me disa njohës të atletikës në Mitrovicë, ku ata e vlersuan tejmase Bleona Pecin, duke e cilësuar si shpresë të atletikës kosovare./Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here