Një nga skuadrat më të famshme në futbollin kosovarë, ajo mitrovicase e Trepçës, shumë shpejt do ti zgjidhë problemet financiare që ka momentalisht, pasi që burime të sigurta të portalit tonë bëjnë të ditur se shumë shpejt në krye të klubit mund të vijë një sheik, i cili tashmë është pajtuar me 30 kërkesat zyrtarëve të “gjelbërezinjëve”.
Gjithashtu i njejti burim, bën të ditur se Trepça përpos japonezit fantastik, Hayato Wakino, skuadrës mund ti bashkohen edhe 5 lojtarë nga jashtë, të cilët mund ta bëjnë Trepçën një nga favoritët për të fituar trofe në edicionin e ri të garave në futbollin kosovarë.
Gjithashtu mësojmë se transferi japonez i Trepçës, Hayato Wakino, është i jashtëzakonshëm, i palodhshëm në stervitje dhe posedon një teknikë fenomenale.
Wakino 23 vjeç, në të kaluarën ka luajtur në futbollin lituanez dhe atë finlandez.
Artikulli paraprakFitore e mundimshme nga Manchester City, Januzaj debuton për Sunderland
Artikulli tjetërJuventus barazoi falë Dybala-s