Nuk është shaka dhe diçka e pabesueshme.

Haxhi Zeka, njeri prej sulmuesve më të mirë kosovar në dekaden e kaluar në futbollin kosovar, po kthehet për t’i ndihmuar skuadrës së tij të zemrës Besës së Pejës, shkruan ekskluzivisht Korneri.net

Lajmin e morëm vesh para pak kohësh edhe pse u dukë i pamundur, mirëpo është shumë i vërtetë dhe real.
Haxhi Zeka tashmë ka aplikuar për tu regjistruar si lojtar i Beësë, por për shkak të testeve mjekësore të cilat nuk i kaloi me kohë, ai nuk do të jetë përbërjen e Besës të dielën pasdite në ndeshje ndaj Drenicës, por do të jetë i gatshëm për ndeshjet tjera që do të mbesin vedimtare për klubin e famshëm pejan që po lufton për t’iu shmangur largimit direkt nga elita e futbollit kosovar.

Kështu, Haxhi Zeka i cili dikur ishte golashënuesi më i mirë në futbollin tonë, po kthehet si lojtar në moshën 44-vjeçare dhe pas tri viteve prej se la zyrtarisht futbollin aktiv.
Për momentin aq sa morëm vesh, nuk do të thotë se Haxhi Zeka do të luaj në ndeshjet kampionale nëse nuk është e nevojshme, por në barazh sigurtë mund të ketë një pjesëloje pasi ndihet mirë fizikisht së paku për pjesën e dytë. Shkaku i lëndimeve të shumë lojtarë të Besës sidomos në fazën ofanzive, e ka shtyrë vet lojtarin që e do Besën më shumë se çdo gjë tjetër pasi i ka kaliuar 15 vite në këtë fanellë, ai është i gatshëm t’ia zgjat dorën Besë në periudhën më të vëhtirë të historisë së saj. /Korneri.net

Artikulli paraprakMachester United në finale të FA Cup, mposhtet favoriti në letër
Artikulli tjetërKF Trepça 89 nga Mitrovica infiormon opinionin e gjerë për suspendimin e tre futbollistëve