Klubi Futbollistik “Gjilani” ka suspenduar futbollistin Ilir Blakçori për mos paraqitje në seanca stërvitore, derisa ka vendosur të ndalë pagën e tij gjatë kësaj periudhe kohore dhe deri në vendimin e rradhës futbollisti në fjalë nuk do të aktivizohet në ndeshjet kampionale, shkruan Gazetasheshi.com.

Në një dokument të cilin e ka siguruar Gazeta Sheshi shkruan se ky vendim vjen nga Komisioni Disiplinor i kësaj skuadre i cili ka paraqitur edhe organeve kompetente brenda Federatës së Futbollit të Kosovës këtë masë suspendimi.

fcgj
Kujtojmë se Ilir Blakçori i është bashkuar Prishtinës në fazën përgatitore dhe nuk është paraqitur tek skuadra e Gjilanit, megjithëse ka kontratë edhe gjashtë muaj me këtë skuadër.

Artikulli paraprakMbrojtës brazilian për Milanon
Artikulli tjetërZyrtare: Lajm i madh për Stadiumin Nacional të Kosovës