Ende pa përfunduar zyrtarisht edicioni 2017/18 në futbollin Kosovar, Feronikeli tashmë ka transferuar tre futbollistë.
Siç ju kemi njoftuar të parët se skuadra nga Drenasi ka rikthyer mbrojtësin Lapidar Lladrovci, sulmuesin Mevlan Zeka dhe mbrojtësin e transferuar nga Trepça ’89 Përpaarim Islami, Feronikeli është afër transferimeve të tre futbollistëve të Lirisë, shkruan ekskluzivisht Korneri.net
Me insistimin e Sulejman Starovës që është konfirmuar në krye të skuadrës, Feronikeli ka biseduar sy më sy me tre lojtarë fantastik, Meriton Korenica, Ervis Kaja dhe sulmuesin e jashtëzaknshëm Artur Magani. Bile për këtë të fundit sipas informacioneve tona puna mund të quhet e kryer dhe vetëm pritet zyrtarizimi brenda një kohe shumë të shkurtër.
Kampioni i edicioneve 2014/15 dhe 2015/16, e ka marr shumë seriozisht çëstjen e titullit dhe atë dëshiron ta kthej sërish në Drenas. Sipas burimeve tona, nuk do të jenë të vetmit anëtarët e Lirisë që përforcime të mundshme për Ferionikelin, sepse pritet edhe disa tjetë jo vetëm nga Vala Superliga. /Korneri.net