Edhe një lajm ekskluziv ju sjellim lexuesve tanë, ndërsa këtë herë po shkojmë në Holandë atje ku luan mbrojtësi fantastik Edon Fetahi, njëherësh nipi (djali i vëllaut) i Shpëtim Fetahit të Trepçës ’89. Djaloshi i ri po shkëlqen në fanellën e klubit të njohur nga Roterdami, Feyenoord pasi së fundmi e fitoj Kupën e Holandës për U-17, duke e mposhtur AZ Alkmaar.
Paraqitjet e tij mbreslënëse në qendër të mbrojtjes, por edhe në krahun e djathtë ka bërë që të jetë ndër më të mirët në këtë rol në gjeneratë të tij në tërë Holandën, andaj ofertat për të nuk do të mungojnë viteve të ardhshme, shkruan Korneri.net.

Kur jemi te ftesat në drejtim të tij atëherë duhet t’iu tregojmë edhe këtë lajm ekskluziv. Në fakt, përzgjedhësi U-19 i Kosovës, Ramiz Krasniqi i ka bërë ftesë zyrtare Edonit që të luaj për Kosovën, mirëpo klubi holandez e ka refuauar këtë ftesë, ndërsa këtë po ua dëshmojmë me dy foto.
Kjo nuk do të thotë se në të ardhmen djaloshi 17-vjeçar dhe i gjatë 1,84 centimetra, nuk do të mund të vesh fanellën e Kosovës në cilëndo kategori, sepse bëhet fjalë për një futbollist të mençur, të fuqishëm dhe i shpejtë.

Redaksia jonë i dëshiron fat dhe suksese gjatë kerrierës së tij, me shpresë që shumë shpejtë do ta shohim te ndonjë skuadër edhe më e madhe evropiane, dhe në fanellën e Kosovës, kurse atë që e kuptuam, nga edicioni i ri Edoni do të luajë për U-18 të Feyenoord. /Korneri.net

Artikulli paraprakItalia fantastike, Uruguaji deklasohet
Artikulli tjetërSuperndeshje dhe spektakël që nuk dha fitues (Video)