Sapo është konfirmuar transferimi i mesfushorit Bujar Shabani nga Feronikeli te Drita, dhe po u sjellim si lajm ekskluziv., shkruan Korneri.net.
Të dyja klubet kanë arritur marrëveshje që Shabani të transferohet te Drita ku edhe pritet gjatë pasditës që lojtari të prezantohet me fanellën e re, derisa nga burime të sigurta që kemi, Feronikeli do të përfitoj nga shitja e lojtarit 5000 euro, sepse Bujari ka kontratë me klubin nga Drenasi edhe një vit.
Ju kujtojmë se Shabani edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës Drita, andaj për të nuk është një mjedis i panjohur. /Korneri.net