Futbollisti i jashëzakonshëm kosovar, Adnan Januzaj, dukët që ka vendosur të përcaktohet njëherë e përgjithmonë se cilës përfaqësuese ti bashkohet përfundimisht.

Burime të “korneri.net” në Belgjik dhe që kanë lidhje shoqërore me familjarët e Adnan Januzajt, ekskluzivisht për portalin tonë bën të ditur se anëtari aktual i Sunderland, por në pronësi të Manchester United është më në fund tepër i interesuar që ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës, madje të njejtat burime na konfirmuan se Adnani u ka kërkuar përfaqësuesëve të tij që të aplikojnë për leje në FIFA, në mënyrë që të jetë në dispozicion të Albert Bunjakit për ndeshjet e radhës kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”.

Në fakt pët këtë lajm të zbuluar nga burimet tona, vetëm pak çaste më parë raportuan edhe mediat britanike dhe belge, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë deklaratë apo komunikatë nga zyrtarët e FFK-së.

Artikulli paraprak‘C’est ma maison ici!’
Artikulli tjetërMourinho nuk është kundër largimit të Rooney