Para më pak se 20 minutash ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e KB Trepça pas së cilës drejtori i klubit Besim Braha dha dorëheqje të parevokueshme.
Lajmin ekskluziv e përjell “Korneri.net”, pasi këtë e konfirmon direkt nga vet z.Braha.
Anëtarët e klubit nuk e pranuan fillimisht dorëheqjen e Brahës, mirëpo vendimi i tij ishte i prerë dhe i fundit pasi ka qenë thjeshtë për arsye personale, shkruan “Korneri.net.”

Pas gjashtë viteve të kaluara në këtë detyrë, Besim Braha largohet nga KB Trepça duke e lënë vendin e tij bosh, andaj shumë shpejt pritet një tjetër mbledhje e klubit mitrovicas në mënyrë që të emërohet dikush tjetër në këtë post.
Më herët Besim Braha kishte qenë edhe drejtor sportiv.

Artikulli paraprakJuventus – Allegri, “divorci” gjatë verës! Simeone, Sousa dhe Spalletti…
Artikulli tjetërSuper lajm për Ranierin, i vjen oferta e parë