E kanë marr shumë seriozisht mbijetesën.
Besa e Pejës përveç se ktheu në shtëpi gjithë futbollistët vendor të cilët luajtën ap mbrojtën me sukses ngjyrat e klubit në pjesën e parë të edicionit pranveror në Vala Superligë, tashmë ka angazhuar edhe një sulmues të huaj, shkruan ekskluzivisht Korneri.net.
Fjala është për kroatin Tihomir Zivkovic, i cili më herët luajti në Kroaci, Mal të Zi,Indonezi, Singapur te skuadrat si OFK Petrovac, Mornar si dhe skuadrat Shan United F.C. dhe së fundmi te Zwegabin United F.C.
Sipas informacioneve të sigurta të redaksisë tonë, për këtë futbollist ka propozuar kapiteni i skuadrës Fetim Kasapi. 32-vjeçari me përvoj të madhe, mund t’ia zgjasë shumë dorën trajnerit Valdet Shoshi dhe vet klubit pejan në objektivin që kanë në pranverë. Zivkovic do të jetë në Pejë të enjtën mbrëma. /Korneri.net