Llapi do të jetë skuadër edhe më e fortë vitin e ardhshëm. Kështu të paktën beson trajneri i skuadrës Tahir Batatina, i cili në një intervistë ekskluzive për Kornerin, ka treguar ambiciet e skuadrës që drejton për edionin e ri. Ai pohoi se drejtuesit e skuadrës po punojnë për të ndërtuar një skuadër që do të jetë në 3 pozitat e para në tabelë dhe të luftojë për titull, shkruan Korneri.net
“Po jemi duke punuar për tu organizuar sa më më që Llapi prap të jetë skuader që pretendon prap pozitat e larta dhe pikrisht të jetë në 3 pozitat e para në tabelë, dhe gjithmonë të luftojë për trofe këtë Llapi e ka dëshmuar që 4 vite në Superligë, çdo pozitë që Llapin e mbanë më poshtë në tabelë do të jetë dështim. Por, tash do të jetë më lehtë pasi skuadres po i bëhen kushte të mira dhe është shumë më lehtë për të qenë në pozita sa më të larta në tabelë”, tha fillimisht Batatina.
Numri 1 i skuadrës së Llapit, është i bindur se skuadra e tij dhe ai personalisht si trajner shfaqin futbollin më të mirë në Kosovë dhe për këtë tashmë e dinë të gjithë. Madje ai pohoi se nuk i duhen asgjë kupat me 100 tifozë në tribuna. Për batatinën më tepër ka vlerë një ndeshje e mirë me 4000 tifozë në stadium se sa një kupë e fituar.
Të gjithë opinjoni e din se lojën më të mirë në Superligë e kam pas edhe si skuadër edhe si trajner, por fati na ka munguar dhe jo loja e mirë. Kupat janë të rëndsishme por nuk kanë vlera kur nuk i ki në tribuna mëshumë se 100 shikues. Ma tepër ka vlerë kur i ke 4000 shikues dhe shofin ndeshje të mira këtë Llapi, do ta ketë gjithmonë shpresojë me Batatinen apo pa Batatinen Llapi është trevë e futbollit”, ka thënë Batatina.