Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ekskluzivisht ka rrëfyer për “Korneri.net” se si u tensionua situata sot në ndeshjen Drenica – Llapi.

Batatina tha se fajtori kryesor për tensionimin e situatës ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes Bajram Gashi.

Ja rrëfimi i Batatinës, vërejtje: deklarata është e paredaktuar, për ta ruajtur origjinalitetin e rrëfimit të trajnerit të Llapit:

“Po dua te them qe pasi e vrejti referi se drenica nuk po mundet me na mposht filloj skenari i pregaditur nga Bajram Gashi ku ma anuloj një goll nuk japi karton te kuq kundershtarit ku ishte i fundit ne ndeshje dhe filloj ti shaj dhe ti fyej lojtaret e llapit duke eskaluar edhe robt e shpis për tju dhën kartona dhe për ta fituar lojen drenica ku 3 kartona te kuq lojtarve te llapit jav dha dhe me gjdo kusht për të fituar lojen drenica i ndala lojtaret per 5 minuta por prap vendosa me vazhdu lojen ku aj prap jep karton te kuq kojtarve te llapit dhe mbeta me 8 lojtar ne ndeshje kjo ishte”, tha Batatina ekskluzivisht për “Korneri.net”.

Artikulli paraprakVazhdon budallakia e tifozëve serb: Djegin simbolet shqiptare në Milano
Artikulli tjetërInter barazoi te Torino: Champions League mbetet vetëm ëndërr edhe pse…?