Vjen edhe konfirmimi zyrtarë nga vet njeriu i parë i klubit.
Në një bisedë që redaksia jonë kishte me prepsidentit e Trepçës ’89, Abedin Zeka, morën një lajm ekskluziv që ka të bëjë me trajnerin nga Shqipëria, Gugash Magani, shkruan Korneri.net
Sipas Zekës, Magani do të mbetet në krye të skuadrës edhe për edicionin e ardhshëm si dhe i tërë stafi i tij, pra nuk do të ketë asnjë ndryshim në krye të skuadrës, tregon Zeka për Korneri.net.
Përveç kësaj, ai shtoi se gjatë kësaj vere do të ketë mjaftë përforcime jo vetëm nga Superliga, por edhe nga jashtë Kosovës.
Krejt në fund Zeka tha se largimet e këtyre ditëve të Hajdarit, Lladrovcit dhe Islamit, ishin të paralajmëruara më herët pasi të treve u kishte skaduar kontrata, edhe pse e pranoi që Përparim Islami nëse dëshiron të mbetet mirë, nëse jo i dëshirojmë fat në karrierë. /Korneri.net