Ndeshje e vështirë, por në fund doli e suksesshme.

Roma ka depërtuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi në ndeshjen e kthimit në Olimpico mpohti Sahkhtar Donetzk me rezultat minimal 1:0, por mjaftoi, shkruan Korneri.net

Disfata në ndeshjen e parë prej 2:1, e detyroi Romën që të mposht klubin ukrainas i cila luajti shumë mirë dhe u tregua shumë i fortë, mirëpo italianët nuk e lëshuan këtë rast të madh për të fituar.
Golin e vetëm e shënoi Edin Dzeko pak minuta brenda pjesës së dytë. Roma kishte më shumë nga loja edhe në minutat e ardhshme, plus luajti me një futbollist më shumë kur nga loja përjashtohet te mysafirët Ordets, kështu që me meritë Roma i bashkohet tetë skuadrave më të mira evropiane. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Game Over” Mourinho, Sevilla e vërteton dominimin spanjoll në Evropë
Artikulli tjetërSevilla fitoi në Old Trafford për kualifikim historik pas plot…