Po vazhdon tmerri në futbollin tonë.

Klubet nuk po lejohen të ushtrojnë nga Qeveria, dhe sapo policia i sheh duke uhstruar, shkojnë dhe i ndalin në gjysmë, kurse krerët e FFK-së, i kanë ftuar klubet tona për tëheqjen e shortit për edicionin e ri garues të enjtën pasdite, shkruan Korneri.net

Paradoksi është se askush nga FFK-së, nuk po e përmend këtë fakt, që t’iu dalin në ndihmë klubeve që zyrtarisht nuk po guxojnë të ushtrojnë për shkak se këtë e ka ndal Qeveria jonë e “mençur”, apo së paku të insistojnë nga krerët qeveritarë që t’iu lehohet klubeve të ushtrojnë, anda duhet të shtyhet fillimi i edicionit të ri të Superligës dhe ligave tjera, pasi asnjë skuadër nuk është e gatshme ta nis në kohën dhe datën e paraparë.

Pa asnjë dyshim 12 shtator kur është caktuar të nis edicioni i ri, gjasat janë zero që të luhet futboll, sepse asnjë klub në vendin tonë nuk do të jetë “ok” që të fillonë kampionatin me këtë datë për shkak se lojtarët nuk po arrijnë të përgatiten si duhet, ose të ikin diku larg syve të policisë dhe të ushtrojnë aq sa munden. Jo zyrtarisht kemi mësuar se shumica e klubeve të Superligës edhe janë kundër kësaj date.  /Korneri.net

Artikulli paraprakThe Number One Article on Mexican Wife
Artikulli tjetërShkrim autorial nga Petrit Osmani: Falënderon Mërgim Mavrajn