Më në fund nis edicioni i ri i Champions League.

Pa asnjë dyshim vëmendja kryesore do të jetë nga stadiumi Camo Nou, dhe ndeshja Barcelona-Bayern Munich, ndeshje që do të luhet në orën 21:00, shkruan Korneri.net

Kampioni e Evropës, Chelsea do të luajë po ashtu në orën 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge” ndaj Zenitit St. Petersburg, që nuk parashikohet ndeshje e vështirë për anglezët.

Në fushë zbret dhe Juventusi që do të udhëtojë në Suedinë e largët për tu sfiduar ndaj Malmos.

Manchester United dhr Ronaldo që pritet të debutojë në Champions për herë të dytë me fanellën e “djajve të kuq” do të takohet me Young Boys në Bern në orën 18:45.

Villarreali, kampioni në fuqi i Europa League do të luajë në shtëpi ndaj Atalantës, në orën 21:00.

Takimet e tjera janë, në orën 18:45, Sevilla-Salzburg. Në orën 21:00, Dinamo Kiev-Benfica, dhe në të njëjtën kohë luhet edhe ndeshja Lille – Wolfsburg. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here