Edi Rama njihet si tifoz ” i çmendur” i Juventusit. Edhe mbremjen e djeshme në ndeshjen e Liges se kampioneve mes Porto- Juventus, ekipi italian i zemrës së kryeministrit Rama ka fituar 2 me 0 në fushën portugeze.

Menjëherë tifozi Rama ka postuar një foto nga ndeshja ku shumëkush e ka quajtur provokim ndaj protestuesve.

Por edhe kryeministri është si të tjerët dhe ka pasionet e tij, në këtë rast futbollin dhe pikërisht Juventusin e madh, por publikimi i një fotoje nga fitorja e djeshme e Juventusit është një provokim për shumëkënd.

Ndërkohë kanë vërshuar komentet kundër kryeministrit, madje dhe duke e ngacmuar.

Artikulli paraprakLegjenda gjermane: Ky yll nuk ka vend në formacionin e Ancelotti
Artikulli tjetërCoutinho thyen regjimin dyvjeçar të Neymar, kurorëzohet me këtë çmim…