Ish-futbollisti i mirënjohur i Vllaznisë së Shkodrës, Edi Martini, ndryshe ka qenë edhe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, një kohë ka luajtur edhe në Flamurtar të Prishtinës, i del në mbrojtje Ismet Munishit. “Miqtë e mi nga Kosova.Ju kam ndjek me shumë vëmendje këto ditë për ndeshjet që ju thoni të kurdisura si dhe videon e trajnerit te apasionuar dhe djalit të mirë Ismet Munishi, shkruan “B.S”.

Kam ndjekur shumë komente që mundohen të ulin ekipet por edhe personalitetet publike të futbollit dhe më dukeni sikur jetoni në ndonjë planet tjetër. Kur ekipet e mëdha të botës në vendet më të civilizuara kanë probleme të tilla pse ju bën kaq përshtypje dhe jeni kaq të habitur sikur nuk keni parë e dëgjuar gjëra të tilla.

Unë kam luajtur futboll në shumë vende të botës dhe kam parë shumë episode të tilla por në fund e mbrojnë futbollin e shtetit të vetë. Ju thoni që duhet të hetojë FIFA dhe UEFA, pra Blater dhe Platini. Shumë miqësisht ju them ruajeni futbollin e Kosovës, sepse ka një të ardhme shume të mirë”, shkruan Edi.

Artikulli paraprakJuventus futet në garë fuqishëm për yllin e Real Madrid
Artikulli tjetërMarseille ofron gati 100 milionë euro për dyshen e Arsenalit