Para pak çastesh vjen edhe lajmi i fundit pozitiv për përfaqësuesen e Kosovës, më saktë futbollistin e talentuar Valon Berisha. FIFA, përmes një letre dërguar FFK-së, ka lajmëruar se edhe Valoni ka të drejtë loje në ndeshjen e parë dhe historike kundër Finlades.
Tash, skuadra është e kompektuar dhe përzgjedhësi Albert Bunjaki i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Kosovë përpara, i ke djelmoshat të aftë për rezultatin e parë të madh.