Nesër Lazio do të luajë ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Atalantas. Ekipi kryeqytetas do të udhëtojë drejt Bergamos, por me disa ndryshime të mëdha në 22-shen e grumbulluar për sfidën e parë të kampionatit.

Etrit Berisha nuk është preferuar në 22-she, ndërsa vendin si portier i dytë e ka marrë Thomas Strakosha, portieri shqiptar që luan për ekipin Shpresa. Sipas trajnerit Simone Inzaghi, duke iu referuar stafit mjekësor, ai thotë se Berisha e ka pasur të pamundur që të luajë në këtë ndeshje pas problemeve fizike.

“Berisha nuk është ftuar në këtë ndeshje për shkak se ai kishte një problem fizik. Për mua, zgjedhja e parë bie mbi Marchettin, i cili është portieri që bëri shtatë ndeshje nën drejtimin tim gjatë vitit të kaluar. Ai gjithashtu do të bëjë më të mirën edhe këtë vit”, tha trajneri i Lazios për mediat përpara sfidës kundër Atalantas.

Artikulli paraprakLeicester – Arsenal, shumë dobët
Artikulli tjetërClattenburg shumë i dobët, Arsenali shpëtoi fal tij!