Roger Federer e ka fituar trofeun e parë për këtë vit pas triumfit në Australian Open. Zvicërani në finalen e madhe mposhti spanjollin Rafael Nadal me rezultat 3:2 në sete, dhe në këtë mënyrë ai e fitoj Grand Slam-in, e 18. në karrierë.

Triumfin e tij e kanë përshëndet mijëra e mijëra njerëz të njohur nga bota e sportit, e njëri prej tyre ka qenë edhe Shkodran Musfati i cili së bashku me lojtarët tjetër të Arsenalit e kanë shikuar finalen në Melburne “Live” nga palestra e fitnesit, kurse shqiptari edhe ka postuar më pas një status në profilin e tij në Facebook, duke ia uruar Federerit fitoren.

Artikulli paraprakA po i bëhet e padrejtë Barcelonës?
Artikulli tjetërJuventus marrshon drejt titullit, Roma ndalet në Marasi, Milan humbi sërish