Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri me vend ka kritikuar krerët e Lega Calcio.

Sipas tij dikush e ka gabuar apo më saktë nuk ka ditur ta bëjë kalendarin e garave sidomos për skuadrat italiane që luajnë në garat evropiane, përcjell Korneri.net.

“Është e pamundur të luhet të shtunën kundër Romës, pastaj me Manchester City tre ditë më vonë, dhe sërish tri ditë pas kësaj edhe me Interin në kampionat. Është evidente në këtë moment se Lega Calcio nuk është i denjë për të bërë gjëra që duhen”, tha Sarri i cili shtoi se do të luaj Napoli i tij përballë Juventusit në dhjetor vetëm pak ditë pas ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Feyenoord, dhe të përfaqësohet më mirë Italia në Evropë, dikush duhet të bëjë mirë llogari. /Korneri.net

Artikulli paraprakPSG sikur nuk pagoj mjatueshëm: Ja sa i ofron bonus brazilianit
Artikulli tjetërLajm shokues për Man.City dhe Napoli! Pse nuk do të luhet ndeshja?