Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se ende ka mbetur një sasi e vogël e biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci. Biletat janë të kategorisë së parë me çmim prej 55 euro dhe ato të kategorisë VIP me çmim 130 euro. Të interesuarit këto bileta mund t’i blejnë në pikën e Money Gramit në Prishtinë, në afërsi të ish-ndërtesës së OSBE-së.