MIAMI, FL - NOVEMBER 09: Ray Allen #34 of the Miami Heat attempts a free throw during a game against the Boston Celtics at American Airlines Arena on November 9, 2013 in Miami, Florida. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Christopher Trotman/Getty Images)

Ray Allen ka njoftuar të gjithë se po tërheqet nga basketbolli dhe nga kampionati më i forte në botë, NBA, duke i dhënë fund kështu një karriere të pasur me dy tituj kampion, me Bostonin dhe Miamin, si dhe me rekordin e pikëshënuesit më të mirë në histori për trepikësha.

Allen luajti për herë të fundit me ekipin nga Florida, Miami Heat, në vitin 2014. Që prej atëherë, ai tentoi disa herë të “luante” me idenë e rikthimit, por tashmë ka njoftuar tërheqjen përmes një deklarate të publikuar në “The Players Tribune”.

Allen thotë se “është totalisht në paqe me vetveten”.

Ray Allen luajti për 18 sezone në NBA, duke u aktivizuar në katër ekipe: Milwaukee, Seattle, Boston Celtics dhe në fund me Miamin. Ai ka shënuar plot 2973 tripikësha në histori, 413 më shumë se ndjekësi i tij më i afërt deri më sot, ndërkohë që mesatarja e pikëve të shënuara prej tij ka qenë 18.9 pikë, në plot 1300 ndeshje të parket.

Artikulli paraprakBrenda shtëpisë 7.2 mln paund të Neymar [FOTO]
Artikulli tjetërE dini se cili është italiani më i suksesshëm në Champions League?