Axel Witsel do të jetë ylli i ardhshëm në kampionatit italian Serie A. nuk do të jetë anëtari i Milanos që e kërkonte prej kohësh apo Napolit e Romës, por i kampionit aktual Juventus.

Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i Zenit, Mircea Lucescu. Sipas tij gjithçka po shkon drejt finalizimit të marrëveshjes dhe mesfushori belg shumë shpejt do të bëhet biankoner.

Vizitat mjekësore janë paraparë të kryehet para ndeshjes Belgjike-Spanjë që zhvillohet me 1 shtator.

Juventus për kartonin e lojtarit do t’i shpenzojë 15 milionë euro plus bonuse varësisht suksesit të klubit.

 

Artikulli paraprakAshtu siç e thamë, Hart do të jetë i Torinos
Artikulli tjetërQetësi! Po flet Thierry Henry