Pas transferimit të bujshëm të Oscar tashmë Kina nuk njeh limite, pasi kërkon të nënshkruajë me një tjetër ‘yll’ të Chelseas.
Sipas burimeve të tabloidit britanik “Daily Mail”, John Obi Mikel në janar do të largohet nga skuadra e Chelseas për të nënshkruar me skuadrën kineze, Tianjin TEDA.
Marrëveshja mes dy palëve është arritur ndërsa lojtari pritet që orët në vijim të kryejë testet mjekësore me skuadrën kineze, e cila i ka ofruar nigerianit një pagë prej 140 mijë sterlina në javë, shkruan “football365”.
Tianjin TEDA i ka ofruar Obi Mikelit një kontratë 3-vjeçare.