Juventusi ka konfirmuar lëndimin e portierit polak Wojciech Szczęsny i cili ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë gjatë miqësores kundër Atletico Madrid.

Ky lëndim pritet ta mbajë portierin rreth 20 ditë jashtë fushave të lojës duke bërë që polaku të humbasë kështu dy ndeshjet e para të kampionatit kundër Sasuolos dhe Sampdorias, përcjell Korneri.net

Në këto kushte trajnjeri Max Allegri është i detyruar të aktivizojë nga minuta e parë italian Mattia Perin me 29-vjeçarin që do të zëvendësojë Szczęsny gjatë kohës që ai do të jetë jashtë. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.United e ka humbur “rrugën”, ja kush transferohet në Old Trafford
Artikulli tjetërBernardo Silva bleu një shtëpi në Barcelonë