Pas lajmin se Milan ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Villarrealin Musacchio, vjen edhe një superlajm për tifozët e Milanit.

Sipas asaj që shkruan Gianluca Di Marzios, Milan do të takohet me agjentin George Atangana për të formalizuar ofertën për Franck Kessie.

Milani i ka ofruar mesfushorit pagë vjetore prej 2.2 milionë eurove dhe kontratë pesëvjeçare.

Nga ana tjetër mediat tjera italiane raportojnë se Roma ka ofruar 28 milionë funte për shërbimet e Kessiet, por lojtari ka pranuar kushtet personale me Milanin./Korneri.net.

Artikulli paraprakI magjishmi Ronaldo! Ja 20 rekordet e tij në karrierën e deritanishme
Artikulli tjetërKukësi i pamposhtur synon përballjen ndaj Celticut të pamposhtur