Futbollisti shqiptar i Vardarit nga Shkupi, Besir Demiri është pranë kalimit te skuadra e njohur ruse Spartak Moska, shkruan “Sport ekspres”.

Interesimi për Demirin është pritur kur dihet suksesi që arritën futbollistët e U21 të Maqedonisë në kampionatin europian në Poloni, duke shënuar rezultat historik për pjesëmarrje në një garë ndërkombëtare.

Demiri gjatë verës kaloi nga Shkëndija te kampionët e vendit, vardari, që ishte një prej transfereve sensacionale në historinë e futbollit të Maqedonisë.

Ai është lojtar me perspektivë të madhe dhe kalimi eventual te Spartaku nuk do të ishte ndonjë befasi. Nëse realizohet ky transfer atëherë Demiri do të jetë lojtari i pestë nga Maqedonia që do të luaj për gjigantët rus.

Spartak është një prej klubeve më me trofe në Rusi me 12 kupa në kohën e BRSS-së dhe 11 pas pavarësisë së Rusisë./Korneri.net.

Artikulli paraprakLajm i pabesueshëm nga Spanja: Barcelona e kërkon këtë futbollist të Chelsea
Artikulli tjetërEkskluzive: Në Mitrovicë afër përfundimit fusha më kualitative e futbollit në Kosovë [FOTO]