Portieri Butrint Bulliqi është lojtari më i ri i FC Prishtinës.

Bulliqi ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga kryeqendra e Kosovës, derisa 19-vjeçari kalon si përforcim nga skuadra e Flamurtarit.

Shtatlarti është zhvilluar si lojtar te Kosova e Prishtinës derisa më pas ka luajtur edhe 2 Korrikun (grupmoshat e reja).

“Buti” ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës nga U-15 deri në U-19.

Ai shprehet i entuziazmuar pasi që arriti të bëhet pjesë e Prishtinës.

“Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli, por tani i’u bashkova ekipit edhe në fushën e blertë. Prishtina është klub i madh dhe të gjithë e dinë se është ndër klubet me histori të veçantë edhe në Ballkan. Ndjenja është e papërshkruar të jem pjesë e Prishtinës.

Synimet me Prishtinën janë titulli kampion. Ky do të jetë vit i kthesës së madhe për klubin tim të zemrës. Me angazhim dhe punë, besoj se do të arrijë të fitoj vend në përbërjen bazë.

Prishtinës dhe “Plisave” ju premtoj maksimumin. Ngjyrat “bardhekaltër” të motivojnë vetvetiu. Dua t’i citoj vargjet e “Plisave”: Lufta jonë kurrë nuk ndalet. /Korneri.net

Artikulli paraprakI dhuroi Milanit titullin, portieri i Interit i rikthehet gafës fatale: Çfarë ka rëndësi në ato raste
Artikulli tjetërCarlos Sainz i Ferrari-t, e fitoi garën e parë në karrierë