Gjiganti turk Galatasaray e ka marr shumë seriozisht edicionin e ri në kampiontin turk pasi po përforcohet gati çdo javë me lojtarë cilësor, e pa dyshim se njëri prej tyre do të jetë mbrojtsi i Juventusit, Këadëo Asamoah, shkruan Korneri.net.

Sipas mediave italiane Asamoah është me një këmbë te Galatasaray, ndërsa nga klubi turk ka kërkuar 4-5 milionë euro, edhe pse fillimisht lojtari është kërkuar në formë huazimi.
Megjithatë, Juventus nuk dëshiron huazim, por vetëm ta shet lojtarit për këtë shifër parash pasi kontrata e tij skadon në verën e ardhshme. Ditëve të vijim pritet të konfirmohet ky tramsferi. /Korneri.net

Artikulli paraprakKëta janë lojtarët që Shkëndija do të përballet me ta në Europa League
Artikulli tjetërTrajneri i Turqisë: Calhanoglu do ta kthejë Milan-in e madh