Majlinda Kelmendi mbeti sot pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan zeri.info.
Por, trajneri Driton Kuka e ka dhënë edhe një lajm të keq për xhudisten pejane.
Sipas tij, ajo ka pësuar lëndim gjatë këtij evenimenti, duke shpresuar që të mos jetë diçka më serioz.