Nuk do të jetë vetëm Real Madridi në garë të ngushtë pët mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Sipas mediave spanjolle në garë për shërbimet e italianit ka hyrë edhe Barcelona, që mendon ta sjell në Camp Nou anëtarin e Milanos, pasi e sheh një rast të mirë që të ketë një qendëmbrojtës shumë cilësor për tri vitet e ardhshme, percjell Korneri.net.

Nuk është fshehtësi që një klub si Barcelona apo edhe Reali mund të tentojnë dhe pse jo ta transferojnë Bonuccin në La Liga, sepse një futbollist si ai jo vetëm që mund të kryej punë shumë në lojë, por këshillon jashtëzakonisht shumë edhe bashkëlojtarët edhe në stërvitje, ngase mund të mësojnë shumë nga ai. /Korneri.net

Artikulli paraprakMontela thuajse i shkarkuar nga Milani, drejtuesit kanë gati trajnerin e ri
Artikulli tjetërHiguain bëhet problem i madh për Allegrin para ndeshjes ndoshta vendimtare