Portieri 38-vjeeçar Júlio César në fund të edicionit largohet përfundimisht nga futbolli.

Aktualisht anëtari i skuadrës së famshme portugeze Benfica, njëri nga portierët më të mirë në botë ne 15 vitet e fundit i cili i ka fituar më shumë se 30 trofe në karrierë, do të penzionohet nga dashuria e jetës së tij, shkruan Korneri.net.

Júlio César i cili vetëm me Interin i fitoi 12 titujë të ndryshëm përfshirë edhe Ligën e Kampionëve më 2010, karrierën e nisi në vitin 1998 te Flamengo, ndërsa në Serie A si shumë talent të tjerë botëror kaloi te Chievo, për të shkuar te Inter, ndërsa kur u plak dhe nuk ishte më i aftë për nivele të larta shkoi te Queens Park Rangers, Toronto dhe në fund te Benfica.

Dy herë ishte i shpallur si portieri më i mirë në Itali (2009., 2011), njëherë i Ligës së Kampionëve më (2010). Federata Ndërkombëtare për histori, statistika dhe futboll në vitin 2009 e shpalli portierin e tretë më të mirë në botë. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.United po shkel gjithçka para vetës
Artikulli tjetërReali kualifikohet mes kontenstimesh ndaj ekipit modest