Duket e pamundur, por shpresat e Barcelonës që ta shohin brazilianin Neymar në “El Clasico” nuk kanë marr fund. Ankesa e dërguar nga zyrtarët e Barcelonës në (TAD-Gjykata Administrative Sportive), i jep një shpresë klubit kataluanas, sepse të dielën në mëngjes do të merr verdiktin final për dënimin apo jo të Nymar, i cili ka një gjasë të vogël që të jetë pjesë e ndeshjes më të madhe në botë, Real Madrid-Barcelona të dielën mbrëma nga ora 20.45, meson Korneri.net.
Nëse ankesa e Barcelonës aprovohet, atëhetë Neymar do të jetë në përbërjen e parë kundër rivalit të përjetshëm, prandaj ai ka udhëtuar normalisht me pjesën tjetër të skuadrës drejtë kryeqytetit spanjoll, dhe Luis Enrique e sheh si element të rëndësishëm në rast se do t’i falet dënimi./Korneri.net

Artikulli paraprakSinjalet e para të largimit nga Man.United
Artikulli tjetërMemphis pas “trillerit” mposhti San Antonion, Warriros një hap larg rrethit tjetër