Siaps mediave italiane, edhe Milan është duke e përcjell më vemendje mesfushorin 22-vjeçar të Monacos, Tièmouè Bakayoko. Emisarët e Milanos kanë qenë në dy ndeshjet e fundit të Monacos në Ligue1, për ta parë sa më afër lojtarin i cili nuk do të lirohet para qershorit të vitit të ardhshëm pasi zyrtarët e klubit francez nuk duan të primoven nga lojtari më herët.
Pikërisht në afatin e fundit veror ishte Juventus që tentojë blerjen e tij pastaj edhe Manchester United, skuadër që poashtu e ka në shënjestër lojtarin për verën e ardhshme. Kartoni i lojtarit nuk është më i lirë se 25 milionë euro.