Marcelo luajti kundër Leganés ndeshjen e 396-të zyrtare me Real Madridin, një shifër që i lejon atij të arrijë një legjendë si Alfredo di Stefano.

Braziliani iu bashkua klubit madrilen në sezonin 2006-2007, me vetëm 18 vite mbi supe, por plot entuziasëm për të pasur sukses.

Pas 11 sezonesh, Marcelo renditet në krah të Di Stefanos në Madrid (edhe legjenda ka luajtur 11 sezone me “Los Blancos”), shkruan “T.S”.

Në këtë kohë ai ka kontribuar për të fituar 13 tituj: 3 kampionate në La Liga, 2 Liga Kampionesh, 2 Kupa Mbreti, 2 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa Europiane dhe 2 Botërorë për Klube.Tashmë, braziliani ka shënuar 27 gola, në të gjitha garat, me Real Madridin. Marcelo është lojtari i dytë aktiv, me më shumë lojëra te “Los Blancos”. Vetëm Sergio Ramos e kalon atë, me 509 ndeshje. Sfida e tij është që të arrijë mbrojtësin brazilian, bashkatdhetarin Roberto Carlos, lojtar i huaj me më shumë ndeshje me fanellën e Real Madridit (536).

Artikulli paraprakCelina shënoi në sekondat e fundit (Video)
Artikulli tjetërFOTO: Transferimi i parë i Barcelones për edicionin e ri vjen nga AC Milan