Football Soccer - Juventus v Hellas Verona - Italian Serie A - Juventus Stadium, Turin, Italy - 06/01/16 Juventus' Paulo Dybala (L) celebrates with teammate Leonardo Bonucci after scoring the team's first goal REUTERS/Giorgio Perottino

Paulo Dybala po përmendet gjithnjë e më shumë nëpër portalet e ndryshme sportive në tërë Evropën. Tani është Manchester City, klubi që mendon transferimin e tij andaj Real Madrid tashmë ka rival të madh. Madje sipas tabloidit britanik “Mirror”, “Citizens” duken se kanë fituar një avantazh kundrejt spanjollëve në këtë garë.

Dybala ka me Juventusin një kontratë deri në vitin 2020, me klauzolë për zgjidhjen e saj për 38.3 milionë funte dhe, sipas asaj që publikon “Mirror”, torinezët preferojnë të lejojnë largimin e tij në drejtim të “Premier League”-s dhe jo në Spanjë, por lajm i cili ende nuk është mohuar nga klubi i madh italian që shumë shpesh e ka përmend që argjentinasi nuk është në shitje.

“Mirror” thekson gjithashtu se kontaktet mes përfaqësuesve të 23-vjeçarit dhe drejtuesve të “Zonjës së vjetër” janë shtuar javët e fundit, me këta të fundit që kanë siguruar se, nëse në drejtim të Dybala do të vijë ndonjë ofertë bindëse, atëherë ata do ta lënë të lirë ta pranojë atë.

Thuhet se Manchester City është gati t’i ofrojë Juventusit 21.3 milionë funte dhe një futbollist, ose vetëm 25.5 milionë funte për të bindur kampionët e Italisë të shesin argjentinasin te klubi anglez.

Artikulli paraprakManchester United i ofron rinovimin portierit De Gea
Artikulli tjetërArlind Ajeti i’a bën “sefte” golit te Torino [VIDEO]