Leicester City merr kreun e renditjes në Premier League në tentativë për të përsëritur mrekullinë e sezonin 2015-2016 (atëherë nën drejtimin e italianit Ranieri). “Dhelprat” mposhtën pastër 2-0 Chelsea-n në “King Power Stadium”, duke parakaluar dy skuadrat nga Manchesteri, që gjithsesi kanë për të zhvilluar ndeshjet e tyre.

Skuadra e Frank Lampard praktikisht u dorëzua që në pjesën e parë në këtë transfertë, duke pësuar dy gola, të parin që në minutën e 6-të më autor Ndidi dhe të dytin në 4 minuta para përfundimit të fraksionit hapës, i realizuar nga Maddison.

Edhe pse pati pjesën e dytë në dispozicion për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, skuadra e Lampardit nuk ia doli të shënonte qoftë një gol, madje në fundin e sfidës rrjeta e Werner u anula për pozicion jashtë loje. Në takimin tjetër të kësaj të mërteje West Hami triumfoi 2-1 ndaj West Brom.

/Supersport.al

Artikulli paraprakPrishtina arriti në Antalya, dhe mbajti stërvitjen e parë
Artikulli tjetërLeverkusen dhe Dortmund zhvilluan ndoshta ndeshjen më të mirë për këtë vit