Lazio kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Atalantën. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi iu imponua 2-1 në fazën e 1/8 -ave Parmës, e cila rrezikoi ta çonte sfidën në shtesë.

Titullarë në radhët e bardhekaltërve ishin portieri Thomas Strakosha dhe “dardani” Vedat Muriqi, të cilët qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjesh, ndërsa Marco Alia ishte portieri i tretë në stol.

I pafat gjiganti Muriqi në minutën e 14-të, me shtyllën që i mohoi golin. Edhe pak çaste më vonë rrezikoi portën e Parmës, por pa mundur të shënonte.

Gjithsesi, në minutën e 24-t, Marco Parolo zhbllokoi me kokë rezultatin, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij. Lazio dominoi në lojë dhe raste edhe në minutat në vazhdim, megjithatë golin e radhës e shënuan mysafirët me Valentin Mihailan, që me një aksion individual mposhti Strakoshën.

Me fat Lazio në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Colombi i Pamës devijoi në mënyrë të pavullnetshme një top drejt portës së tij, pas goditjes ne kokë të Vedat Muriqit. Pikërisht ky autogol (me shpinë) i dha kualifikimin Lazios në fazën çerekfinale.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here